Mbledhja e jashtëzakonshme e akademisë së shkencave, e lajmëruar pasi nënkryetari Myzafer Korkuti dha dorëheqjen vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, përfundoi në një mbledhje mëse të zakonshme.
Nën drejtimit e kreut të ri të akademisë, Gudar Beqiraj, rreth 20 akademikë të pranishëm kanë miratuar anëtarët e komisionit që do të negociojnë me kryeministrin Rama për reformën në Akademi.
Reforma në Akademi duhet bërë, ky ishte mendimi që shprehën shumica e akademikëve, ndërsa aprovuan anëtarët e komisionit që do të diskutojnë me kryeministrin Edi Rama për bërjen e reformës.
Kritiku i ashpër Artan Fuga u votua nga të gjithë akademikët për përfaqësimin e komisionit reformues.
Përvec Fugës në komisionin që do të negociojë me Kryeministrin për Refomimin e Akademisë janë zgjedhur Apollon Baçe, Aurela Anastasi, Anesti Kondili, Florian Vila, Nebi Frashëri, Mira Mezini, Luan Starova, Ali Aliu, Matteo Mandala, Anastas Angjeli, Jani Thomai.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO