SELENICË - Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropian për Bashkinë e Seleniës, Kasëm Cenaj, nisi zyrtarisht fushatën elektorale, teksa të pranishëm ishin drejtues rajonal të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste.

“Infrastruktura rrugore , blegtoria , bujqësia , arsimi , shëndetësia dhe kultura do jetë prioritet i këtij 4 vjeçari” -theksoi Cenaj para elektoratit të tij.

Cenaj shprehu sigurinë se me 21 qershor qytetarët e Selenicës do votojnë drejtimin e duhur dhe besimi do kthehet në shërbim.

Kasëm Cenaj është përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptara.com)