Ashpërsim i veprave penale që cënojnë të miturit dhe të rinjtë, Balla për sigurinë në shkolla: Do instalohen kamera nëpër rrugët pranë institucionit

Për të rritur edhe më tej sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në shkolla, do të kërkohet ashpërsimi i disa veprave penale që parashikohen nga Kodi Penal dhe që prekin të rinjtë. Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një seance dëgjimore në komisionin e Medias, ku raportoi për ecurinë e paketës së sigurisë në shkolla tha se është hartuar një pakete për rishikimin e këtyre veprave penale.

“Kemi propozuar që nëse kryhet një vepër penale në perimetrin e sigurisë, të konsiderohet si rrethanë rënduese, nëse është kryer në dëm të një të mituri. Dhuna seksuale, pornografia, trafikimi i të miturve, mbajtja pa leje e armëve e municioneve, mbajtja e armëve të ftohta, ashpërsimi i këtyre veprave penale, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike Përshtatja e biznesve për tregtim narkotikësh, kemi propozuar të mos ushtrojë më aktivitet. Nxitja për përdorimin e drogës, Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt pranë shkollave”- tha ministri.

Balla tha se gjatë operacionit ‘tempulli’, që ishte pjesë e paketës së sigurisë në shkolla, janë goditur 24 grupe kriminale dhe mbi 515 persona janë arrestuar, ndërsa janë kërkuar edhe masa shtesë që do reailzohen në bashkëpunim me bashkitë.

“Rregulla të qarta rrugore në perimetrin e sigurisë në shkolla. Bashkitë në buxhetin e ri, të kenë për një sistem të ri kamerash sigurie në rrugicat që rrethojnë shkolla. Disa i kanë, të tjera do i vendosin në 2024, në tiranë kemi biseduar. Në 1059 institcuione arsimore, të angazhuar mbi 1400 oficerë sigurie, 1700 policë të angazhuar në shkolla”- shtoi Balla.

Sipas ministrit të brendshëm, është menduar që paketa e sigurisë të shtrihet edhe në perimetrin e kopshteve dhe çerdheve.  

“Kemi bërë kontrolle ne kopshe e cerdhe, mendojmë që paketa e sigurisë të shtrihet edhe këtu. Mbi 3000 takime me drejtues të shkollave. Operacion kombëtar për të kontrolluar kopshtet, ku kemi evidentuar problematikën që lidhet me licencimin. Pjesë e paketës së sigurisë janë edhe insticione të tjera, me aku, për produktet që shiten në perimetirin e sigurisë në shkolla”- theksoi ai.

Balla tha se Perimetri i sigurisë në shkolla duhet të futet si koncept ligjor, në mnyrë që kushdo që mendon të ushtrojë aktivitet kriminal pranë këtyre institucioneve të mendohet mirë. Ai tha se ky është një opertacion që do vazhdojë në koordinim me të gjitha institucionet e përfshira.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 19/12/2023 01:20

    Ti e ke vendin në burg o kryekriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës