Ashpërsimi i dënimeve në Britani, avokati Hasani: 4 vite burg për emigrantët e paligjshëm, 25 vite deri në burg përjetë për trafikantët

Ashtu siç kishte paralajmëruar, qeveria britanike ka ashpërsuar rregullat për shqiptarët që shkojnë në mënyrë të paligjshme në Britani. Avokati i shqiptarëve në Londër, Naim Hasani foli për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu duke thënë se do të nisi procedurat e përshpejtuara për emigrantët e paligjshëm. Dënimet me burg nuk do të mungojnë pasi emigrimi dhe trafikimi do të konsiderohen si vepra penale.

“Nëse vjen në Angli ilegalisht, në radhë të parë është e qartë se nuk qëndron dot në Britani. Për jetë më të mirë nuk shkon dot se nuk punon dot, nuk merr shtëpi e as nuk përfiton nga shërbimet publike. Pra mbetesh i vetëm pa asnjë lloj mundësie për të qëndruar. Ashpërsimi gjatë këtij viti parashikon procedurë të përshpejtuar. Nëse nuk ka arsye të fortë, nuk mund të qëndrojnë në Britani. Për shqiptarët që kërkojnë në azil përshpejtohet procesi. Për të tjerët do të përshpejtohet edhe procedura për t’i kthyer në Shqipëri. Por ligjet janë ashpërsuar se hyrja në Britani në mënyrë të paligjshme është kthyer në vepër penale që dënohet me 4 vite burg. Nëse je pjesë e një grupi të trafikimit të paligjshëm, dënohesh me 25 vite burg ose dënim të përjetshëm”, tha Hasani.

Ata që tentojnë të udhëtojnë drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme rrezikojnë të deportohen në Ruandë. Hasani u shpreh se mesazhi i ambasadës britanike që jep detaje se si do të funksionojë procesi është i qartë dhe ligji zbatohet në Britani.

“Mesazhi i ambasadës britanike është një reagim ekzakt i situatës ligjore të atyre që kanë ardhur dhe tentojnë të vijnë në Britani në mënyrë ilegale me gomone. Shpresoj që mesazhi të jetë i qartë. Britania nuk është vend ku mund të rrezikosh jetën me gomone. Politikat e qeverisë britanike janë të pritshme, është ligj dhe ligji në Britani zbatohet”, tha Hasani.

Sipas qeverisë britanike, emigrantët që do të kërkojnë azil, do të deportohen në Ruandë ku do t’u përpunohet kërkesa. Ruanda do të mbajë përgjegjësi të plotë për ta. Personat të cilëve u refuzohen kërkesat për mbrojtje, do t’u ofrohet mundësia për të qëndruar në Ruandë ose për t’u kthyer në vendlindje. Ata nuk do të kthehen në MB pasi Ruanda të ketë vendosur për kërkesën e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë