TIRANE - Festa e ndërrimit të viteve ka bërë që një numër i konsiderueshëm personash të kenë nevojë për ndihmën mjekësore. Gjatë natës së 31 dhjetorit dhe datës së 1 janarit në urgjencat e spitaleve janë kryer 37 vizita prej të cilave 9 me problem intoksikacioni. Drejtoresha e Autoriteti Shëndetësor Rajonal në Ministrinë e Shëndetësisë, Liliana Ramasaço në një konferencë për mediat ka sqaruar për median situatën e orëve të fundit, ku ka theksuar se shërbimi i Urgjencës dhe ai parësor kanë punuar pa ndërprerje duke i dhënë ndihmën e kërkuar pacientëve.
“Janë kryer 37 vizita të jashtme, nga të cilat 9 raste me intoksikacione nga pijet alkoolike, 1 intoksikacion alimentar, (nga ushqimet) dhe 9 rasteve të tjera që kanë marrë ndihmë mjekësore kanë qenë njoftime nga policia. Veçojmë se rastet e njoftuar nga policia, kanë qenë persona të dehur, të aksidentuar lehtë dhe të plagosur lehtë nga fishekzjarret. Gjithashtu rreth 18 persona janë shoqëruar për ndihmë më të specializuar në QSUT dhe 17 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në ambientet e urgjencës. Pra përgjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve nuk janë shënuar incidente madhor dhe problematikat shëndetësore janë menaxhuar më së miri”, u shpreh Ramasaço.
Ndërsa gjatë ditë së martë nga ora 7:00 deri në 19:00 janë kryer dhe 27 vizita, 11 në ambientet e brendshme të urgjencës mjekësore, 16 në ambientet e jashtme, nga të cilat 2 janë njoftuar nga policia dhe dy persona të tjerë janë transportuar në QSUT.
Ndërkaq sipas drejtoreshës së ARSH-së në këto dy ditë kanë marrë shërbim rreth 200 persona. Nga mbrëmja e datës 1 janar deri në mesditen e datës 2, janë kryer rreth 50 vizita po që nuk kanë patur lidhje me festën. Një pjesë e pacientëve kanë qenë kronikët dhe ata me viroza, disave iu është dhënë ndihma në banesë dhe të tjerëve në ambientet e urgjencës mjekësore.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com