Ashton-Fule:Monitorojmë nga afër 
procesin, të plotësohet KQZ

Ashton-Fule:Monitorojmë nga afër <br />procesin, të plotësohet KQZ
Gjashtë ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian Catherine Ashton dhe Stephan Fule kanë dhënë një deklarata të përbashkët për mediat të publikuar në faqen e Bashkimit Europian, në kuadër të këtij procesi. Në deklaratë Ashton dhe Fule thonë se “zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 23 qershor paraqesin një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe progresin e saj drejt Bashkimit Europian”.

Dy zyrtarët e lartë të BE, janë shprehur se “ne vazhdojmë të vëzhgojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve në Shqipëri duke theksuar nevojën për t'i mbajtur ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane, dhe inkurajojmë zbatimin në mënyrë adekuate të rekomandimeve të Raportit të ODIHR. Në këtë kontekst, ajo është gjithashtu çelësi që liderët politikë të gjejnë një mënyrë, të pranueshme për të gjithë, për të bërë plotësisht funksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve".

Duke u ndalur tek situata e krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ashton dhe Fule theksuan se “politika duhet të gjejë një zgjidhje konsensuale, pasi të gjithë palët kanë përgjegjësi për procesin zgjedhor”.

DEKLARATA E PLOTE E ASHTON E FYLE
"Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri përbëjnë një provë vendimtare për institucionet demokratike të vendit dhe përparimin e tij drejt Bashkimit Evropian.

Ne vazhdojmë t'i monitorojmë nga afër përgatitjet e zgjedhjeve duke theksuar nevojën që ato të mbahen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane dhe inkurajojmë që gjetjet e Raportit të Ndërmjetëm të Zyrës së Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR të respektohen në mënyrën e duhur. Në këtë kontekst, është po ashtu thelbësore që udhëheqësit politikë të gjejnë një rrugë, të pranueshme për të gjithë, që ta bëjnë plotësisht fuksional Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ne theksojmë se është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë dhe të gjitha partive të përforcojnë besimin e publikut në procesin zgjedhor dhe të krijojnë kushtet në mënyrë që rezultatet e zgjedhjeve të pranohen nga të gjithë."


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës