Ashton, Thaçi e Daçiç nominohen
për Nobel dhe nga deputetë të PE
Grupi i Aleancës Progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, i drejtoi një letër kreut të Komitetit të çmimit Nobel, Torbjorn Jagland.
STRASBURG - Grupi i Aleancës Progresive të socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian, i drejtoi një letër kreut të Komitetit të çmimit Nobel, Torbjorn Jagland.
Grupi propozon kandidimin e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit serb Ivica Daçiç, për çmimin Nobel për Paqen 2014.
“Sot marrëdhëniet mes dy aktorëve kryesorë, Kosovës dhe Serbisë, janë delikate, por ato ekzistojnë. Përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të paprecedenta dhe kanë krijuar mundësinë e një paqeje të përhershme dhe bashkëpunimin në rajon”, thuhet në letër.
Sipas këtij grupi, “nuk është thjesht një shpërblim për progresin e arritur, por edhe një motivim, mundësisht si shtysa e fundit që nevojitet për paqen afatgjatë”.
Madje, duke shkuar me tej, anëtarët e grupit thonë se thelbi i qëllimit të Afred Nobelit, për t’ia dorëzuar çmimin personave që do të bënim maksimumin apo punën më të mirë për vëllazërinë mes vendeve, me të drejtë do të respektohej.
Letra e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian ndjek atë të një grupi kongresistësh amerikanë të cilët kërkuan kandidimin e tre politikanëve - Ashton, Thaçi dhe Dacic - për çmimin Nobel të Paqes, për rolin që kanë luajtur në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2175
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59