Asistenti i aktorit Matthew Perry pranon se i ka injektuar ketaminën që e vrau! Rrjeti me 5 persona i përfshirë në vdekjen e yllit të ‘Friends’

Asistenti i aktorit Matthew Perry pranon se i ka injektuar ketaminën që e vrau! Rrjeti me 5 persona i përfshirë në vdekjen e yllit të ‘Friends’

Matthew Perry

SHBA- Zhvillime të vrullshme nga hetimet për vdekjen e mistershme të aktorit amerikan të serialit të njohur “Friends”, Matthew Perry.

Teksa deri tani janë kryer 5 arrestime nga policia e Los Anxhelosit në SHBA, zbulohet se Kenneth Iwamasa, asistenti personal (ndihmësi) i aktorit hollivudian, që u gjet i vdekur 28 Tetorin e vitit të kaluar në shtëpinë e tij, ka rrëfyer përfshirjen në vdekjen e Perry.

Sipas mediave vendase, Iwamasa, 59 vjeç, është deklaruar fajtor se ka "komplotuar për të shpërndarë" ketaminë tek aktori, gjë që lidhet drejtpërdrejt dhe me shkakun e vdekjes (mbidoza).

Në deklaratën e tij, Iwamasa pranoi se "i kishte injektuar në mënyrë të përsëritur Perry-t ketaminë pa ndonjë indikacion mjekësor". Përveç kësaj, ai pranoi se “e kishte administruar ilaçin "shumë" herë në ditën e vdekjes së tij”, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Ky rast është një hetim në të cilin pesë persona janë akuzuar si pjesë e një rrjeti të furnizimit me ketaminë për Perry. Mes të pandehurve janë dy mjekë, një “furnizuese e madhe", e njohur si "mbretëresha e ketaminës" dhe disa ndërmjetës.

Prokurori Federal Martin Estrada akuzoi se këta individë "përfituan" nga betejat e Perry me varësinë ndaj lëndëve psikotrope, për përfitimin e tyre financiar.

“Ata e dinin se ajo që po bënin ishte e gabuar dhe se përbënte një rrezik të madh për zotin Perry, por gjithsesi e bënë”, theksoi Estrada kur shpalli akuzat.

Autopsia e Matthew Perry, e kryer nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Los Anxhelosit dhe e lëshuar dhjetorin e kaluar, përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte rezultat i "efekteve akute të ketaminës" dhe "një mbytjeje pasuese" (efekte anësore që jep mbidoza para se të shkaktojë fatalitet nëse mungon ndihma e parë). Për fat të keq Perry nuk ka pasur njeri pranë që ta dërgonte në spital.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se "me nivelet e larta të ketaminës që gjenden në mostrat e tyre të gjakut pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin stimulimi i tepërt kardiovaskular dhe depresioni (asfiksia) i frymëmarrjes".

Perry po trajtohej me infuzione ketamine, (një nga anestezikët që përdoret për mjekim të disa sëmundjeve si ankthi dhe depresioni, por edhe si drogë në përzierje me elementë të tjerë dhe shumë vdekjeprurës), për depresion dhe ankth në kohën e vdekjes së tij dhe u gjet i vdekur në vaskën e nxehtë të shtëpisë së tij.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat