Zgjedhjet vendore të 2023, po vijojnë me zhvillime politike të cilat janë përqëndruar kryesisht te mundësia e një bashkimi si një opozitë e vetme. Mundësinë e daljes së opozitës me një kandidat të përbashkët e ka konsideruar edhe deputetja demokrate, Grida Duma. Në mënyrë që të shmanget një 6 mars i dytë.
Në një komunikim me gazetarët para mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deputetja demokrate u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat, duke theksuar se shqiptarët presin unifikim të opozitës.
“Një kandidat dhe askush nuk ka të drejtën të çoje më PD në skenarin e 6 marsit. Le të diskutojmë dhe të qëndrojmë në interesin e demokratëve dhe të opozitës. Opozita dhe demokratët dhe më gjerë, shqiptarët presin një opozitë të unifikuar, kur mendojmë që mund të unifikohemi me të gjithë aleatët të vegjël apo të mëdhenj brenda vetes e kemi detyre”, u shpreh Duma.
E pyetur nëse kandidatët duhet të dalin përmes primareve, Duma u shpreh se një metodë e mirë për identifikimin e kualiteteve të mira.
‘Mënyra sesi identifikohen kualitetet e mira për të garuar, mund të jenë edhe primarët. Derisa diskutojmë që ka bashki për aleatët mirëkuptimi dhe vazhdimi i diskutimeve duhet të jetë i gjithanshëm.’- tha Duma.
Lajmi kryesor: