Futbollisti i kombëtares Kluas Gjasula nuk ka 'zhgënjyer' as sot në takimin që skuadra e tij Paterborn zhvilloi kundër Werder Bremen në Bundesligë.
Mesfushori gjatë lojës mori një karton të verdhë, duke e çuar numrin e këtyre të fundit në 17 në total deri më tani gjatë gjithë sezonit. Shifër kjo më e larta e rregjistruar në Bundesligë brenda një sezoni. Më herët ky rekord i zi mbahej nga Tomaz Hajto me 16 kartonë.
Gjithsesi ky rekord mund të përkeqësohet akoma më shumë për Gjasulën pasi Bundesliga ka dhe tre javë për të zhvilluar. Sakaq sot ishte një ditë e trishtë për Paterborn pasi humbja 1-5 me Bremen do të thotë zbritje nga kategoria.
Komento