Askush si Luiza Gega, shqiptarja merr tre medalje të arta në Serbi

Askush si Luiza Gega, shqiptarja merr tre medalje të arta në Serbi

Luiza Gega

Atletja shqiptare, Luiza Gega vijon të shkëlqejë në pistë. Pasi fitoi medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik, ku siguroi edhe pjesëmarjen në Olimpiadën e Parisit 2024, Gega ka marrë edhe dy medalje të tjera të arta po në eventin që u zhvillua në Serbi.

Si askush tjetër në historinë e Kampionatit Ballkanit, Gega ka siguruar tre medalje të arta në këtë turne. 34-vjeçarja veç 3 mijë metrave me pengesa, ka fituar edhe në garën e 3 mijë metrave normale, me kohën 9 minuta, 21 sekonda dhe 53 të qindtat. Kështu, Gega siguroi një tjetër vend të parë dhe medalje ari nën petkun e flamurit kuqezi.

Rekordmenia shqiptare nuk do ndalej me kaq, teksa siguroi tripletën e të Artave në garën e 5 mijë metrave, gjë që nuk e kishte bërë më herët asnjë sportist në Kampionatin Ballkanik. Me kohën 16 minuta, 7 sekonda e 93 të qindtat, Gega valviti tre herë flamurin kuqezi në podiumin serb.

Forma e mirë e Gegës vijon edhe në këtë turne, teksa vetëm një muaj më parë ajo vendosi rekord të ri në Kampionatin Evropian Ekipor, në garën e 3 mijë metrave me pengesa.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot kru: 24/07/2023 13:25

    bravo luiza nderove veten dhe kombin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston