Askush si ‘Mercedes’, dy pilotët e saj domimin abslout edhe në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Askush si ‘Mercedes’, dy pilotët e saj domimin abslout edhe në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit

Çmimi i Madh i Azerbajzhanit këtë javë në “formula 1” nuk ka sjellë asnjë risi, por ka bërë të kundërtën duke forcuar pozitat e ‘Mercedes’ pasi dy pilotët e saj, Bottas dhe Hamilton, ashtu si në 3 garat e para kanë siguruar vendin e parë dhe të dytë.

Piloti finlandez ishte ai që udhëhoqi pothuajse gjatë gjithë garës dhe në fund preu I pari vijën e finishit, ndërsa i dyti u rendit britaniku Hamilton, që sot në Baku humbi vendin e parë në renditjen e përgjithshme për pilot kundrejt shokut të tij të skuadrës.

Nuk shkon më shumë se vendi i tretë Sebastian Vettel, që së bashku me ‘Ferrari-n’ duket se janë një hap larg ‘Mercedes’ këtë sezon. Ndërkohë vetëm vendi i pestë për pilotin tjetër të kokëkuqes Leclerc, që arriti të fitontë 4 pozicione nga starti.

Përshtypje në këtë garë bëri sërish Max Versttapen, piloti i Red Bull që u rendit i katërti, pasi gjatë të gjithë garave në këtë sezon nuk ka zbritur asnjëherë më poshtë se pozicioni i pestë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim