ATHINË - Pa ide të reja dhe pa asnjë rezultat për çështjen e emrit të Maqedonisë u mbyll takimi mes Matthew Nimitz, i dërguar personal i sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhe përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë, respektivisht Adhamantios Vasilaqis dhe Zoran Jolevski.
Duke folur për ANA-MPA-në, Vasilaqis tha se ”shfrytëzuam rastin që të shohim se ku gjendemi. Unë kisha shansin para pak ditësh të takohem me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe zotin Nimitz, të cilët i informova mbi vizitën e nënkryetarit të qeverisë greke, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Evengjelos Venizelos në Shkup.
Kam përshtypjen se Nimitz ka ndërmend të bëjë një takim në Nju Jork, ndoshta në muajin maj, pas zgjedhjeve në Maqedoni. Më pas, mendon ndoshta të bëjë një vizitë në rajon, nga fundi i qershorit”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com