Karen ndërsa priste të vinte në jetë vogëlushja e saj ishte tejet entuziaste dhe e kujdesshme që shtatzania të shkonte sa më mirë. Michael, djali i saj 3 vjeçar ishte edhe më i ngazëllyer për motrën.

Por muajt e pritjes kaluan shpejt dhe vogëlushja erdhi në jetë, të gjithë u lumturuan, Michael më në fund u bë me motër. 

Por lumturia u zbeh sapo mjeku njoftoi se e porsalindura ishte në gjendje kritike dhe rrezikonte të humbiste jetën.

Kjo tronditi familjen që s’kishin ç’të bënin tjetër veçse të luteshin. Stafi mjekësor njoftoi familjen që të përgatiteshin për humbjen e vogëlushes duke iu shuar shpresat e fundit. 

Por kur të gjithë vuanin Miachael shprehu dëshirën të këndonte një këngë për motrën e vogël.

Edhe pse vogëlushja ishte në inkubator, aty ku fëmijët nuk lejoheshin të futeshin Karen mori djalin me vete që t’i këndojë motrës.

Sapo ai filloi të këndojë, ndodhi mrekullia, vogëlushja u bë më mirë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com