Nga Lezha, protesta e aktivistëve kundër kampit të emigrantëve në Gjadër, është zhvendosur në Tiranë.
Aktivistët shkuan në fillim para godinës së Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendosën pranë ambasadës Italiane në Shqipëri.
Thirrjet e protestuesve dhe pankartat e tyre ishin “Marrëveshje ilegale”, “Pa qeli, pa kufi”, duke kundërshtuar kështu paktin Rama-Meloni, që u mbijetoi dy parlamenteve, por që nuk po zbatohet për shkak të bllokimeve që i kanë bërë së fundmi gjykatat italiane.
Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.
Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.
E pakuptueshme perse behej kjo proteste.
PërgjigjuEdhe komunistet morracake italine kishim manget loi
Përgjigju