Asnjë gjurmë nga Julian Çela
shans i fundit, xhenioja dhe sateliti

Asnjë gjurmë nga Julian Çela<br />
shans i fundit, xhenioja dhe sateliti
TIRANE - Shtatë muaj pas zhdukjes dhe mosgjetjes së asnjë gjurme për 11-vjeçarin Julian Çela dosja për organin e akuzës mbetet e hapur dhe një grup pune është ende përgjegjës për ç’ka po ndodh me operacionin e kërkimit.

Në vendgrumbullimin e mbeturinave në Sharrë,  eskavatorët u fikën, punëtorët u larguan e ndërsa ushtria nuk mundi t’i vinte në ndihmë një operacioni të ndërtuar me shpresë se trupi i tij do të gjindej aty, pasi monstra Ardian Prrenjasi deklaroi për policinë se pasi e vrau Julianin e hodhi në Sharrë.

Jashtë kamerave, familjarët e Julianit deklarojnë se janë në pritje të një fondi të vecantë për vazhdimin e kërkimeve në Sharrë e veçanërisht për të ekzaminuar dhe atë pjesë ku Prrenjasi deklaroi se ka parë për herë të fundit Julianin, pasi deri më tani në atë parcel s’është gërmuar asnjëherë.

“A1Report!” ka mundur të mësojë se bëhet fjalë për një shifër e cila i kalon 300 mijë eurot dhe këto para duhet të jepen nga organi i akuzës pasi është prokuroria ajo që ka në dorë hetimet dhe gjithashtu është përgjegjëse për çdo vendim apo kosto për efekt të hetimeve.

Dy nga mënyrat e planifikuara deri më tani për të kërkuar në parcelën ku nuk është kërkuar asnjëherë janë mjetet e një teknologjie të lartë të xhenios ose analizimi i parcelës më anë të një sateliti, për të parë nëse në atë pirg mbeturinash ka mbetje kockore apo një skelet që mund t’i përkiste Julianit.

Për familjarët kjo mbetet shpresa e vetme në lidhje me landfillin e Sharrës pasi dhe më herët ata kanë deklaruar se nuk i besojnë versionit të Prrenjasit, i cili është shprehur pasi e ka vrarë e ka hedhur në Sharrë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim