Prej ditësh në vendin tonë vijon të mos ketë asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar vetëm 3 raste pozitive , ndërsa të shtruar në spitalin infektiv po trajtohen vetëm 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (2 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        3

Të shëruar në 24 orë     4

Të shtruar në spitale      3

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3513

Testime totale            812,299

Raste pozitive             132,526

Raste të shëruara       130,018

Raste Aktive                  52

Humbje jete                 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          21

Shkodër       12

Elbasan        6

Durrës           5

Vlorë             3

Lezhë           2

Berat             2

Fier              1