Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga COVID 19, ndërkohë që janë shënuar 13 raste të reja.
Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 2872 testime të kryera në mbarë vendin. Ndërkohë në mbarë vendin rezultojnë 209 raste aktive.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 23 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 34 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,736 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (08 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 23
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2872
Testime totale 743,447
Raste pozitive 132,397
Raste të shëruara 129,736
Raste Aktive 209
Humbje jete 2,452
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 54
Tiranë 48
Berat 33
Lezhë 17
Korçë 16
Elbasan 15
Vlorë 7
Gjirokastër 5
Durrës 4
Fier 4
Kukës 3
Dibër 3
Ditën e sotme janë kryer 6.310 vaksina anti-COVID. Nërkohë, që nga fillimi i pandemisë 809.992 qytetarë kanë marrë vaksinën kundër kornavirusit. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.