Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen rastet e infektimeve, 35 qytetarë pozitivë

Asnjë humbje jete nga Covid-19, ulen rastet e infektimeve, 35 qytetarë pozitivë

Një ulje e ndjeshme në rastet e infektimeve nga është raportuar për 24 orët e fundit. Nga dita e djeshme janë ulur ku të infektuar ishin 129 qytetarë, për ditën e sotme raste të reja infektimesh arrijnë në shifrën 35. Ndërkaq, janë kryer 65 testime, 141 të shëruar  dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 165 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:

22 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Peqin, nga 2 qytetar në Lushnje, Pogradec, nga 1 qytetar në Himarë, Korçë.

Janë 685 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 141 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,262 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          35

Të shëruar në 24 orë       141

Të shtruar në spitale         9

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 165

Testime totale               1,838,470

Raste pozitive                  277,444

Raste të shëruara             273,262

Raste Aktive                         685

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            530

Fier                  42

Vlorë               42

Durrës              19

Lezhë           14

Gjirokastër        9

Korçë                  9

Elbasan               7

Berat                   6

Shkodër              4

Dibër               2

Kukës                  1

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar