Kur kanë kaluar 9 ditë nga tragjedia në një pallat, ku për shkak se mori flakë ashensori humbi jetën 30-vjecarja Drilona Durici, askush nuk është fajtor për ngjarjen. Prokuroria e Tiranës ende nuk ka asnjë emër kë të akuzojë për ngjarjen në fjalë.
 
Banorët në pallat nuk ishin organizuar për të caktuar një administrator, madje vet tekniku i ashensorit nuk ishte paguar prej kohësh nga banorët.
 
Duke qenë se firma që ka ndërtuar pallatin u ka dorëzuar hipotekat banorëve, ajo nuk ka asnjë përgjegjësi. Janë banorët ata të cilët duhet të kujdeseshin për ashensorin, por kishin refuzuar të paguanin.
 
Në dosjen e prokurorisë shkak i përhapjes së flakëve ka qenë vaji i cili nuk ishte pastruar prej kohësh.
 
Nëse vajrat në ashensor do të ishin pastruar nga një teknik, atëherë përhapja e flakëve do të kishte qenë e kufizuar.
 
30-vjecarja Drilona Durici humbi jetën pasi në kohën që ajo po zbriste me ashensor ai mori flakë, dyert u bllokuan dhe ajo nuk mundi të dalë.


dy.b/shqiptarja.com