Asnjë kandidat për kreun e Galerisë
Kombëtare?Dita e fundit e konkursit

Asnjë kandidat për kreun e Galerisë<br />Kombëtare?Dita e fundit e konkursit<br>
Më 16 tetor ka qenë dita e fundit të paraqitjes së kandidatëve në konkursin për drejtor të Galerisë Kombëtare të Arteve, por në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës ende nuk janë shpallur konkurrentët për postin.

Ndërkohë burimet për Report TV pohojnë se nuk është paraqitur asnjë kandidat në këtë konkurs. Drejtori aktual Artan Shabani që ka mbushur mandatin katërvjeçar nuk ka rikandiduar. Konkursi për drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve është shpallur nga Ministria e Kulturës në datën 3 tetor 2017 dhe deri më sot nuk ka asnjë informacion zyrtar për kandidatët nga ky institucion.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të konkurrentit “bëhet brenda datës 16.10.2017, pranë Zyrës së Protokollit, në Ministrinë e Kulturës”, shkruhet në faqen e Ministrisë së Kulturës.” Por protokolli nuk ka bërë ende asgjë transpartente për pjesëmarrësit në garë.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari