‘Asnjë legalizim nuk është bërë’, Vokshi takim me banorët e Laprakës: Pas 25 prillit do të humbi Edi Rama, do të fitoni ju!

‘Asnjë legalizim nuk është bërë’, Vokshi takim me banorët e Laprakës: Pas 25 prillit do të humbi Edi Rama, do të fitoni ju!

Albana Vokshi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Laprakës.

Sipas saj, shqetësimet e banorëve të Laprakës janë legalizimet, ku në 8 vite nuk është bërë asnjë ndryshim në këtë zonë.

“Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje. Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më”, tha një banor.

Mundi dhe djersa e shqiptarëve po fshihen nga propaganda dhe premtimet boshe të Qeverisë, tha Vokshi e cila inkurajoi banorët të bëjnë ndryshimin në 25 prill.

“Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë. Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithsecili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithsecili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në radhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju”, tha Albana Vokshi nga Lapraka.]

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 22/02/2021 07:52

    Jepi Vokshi, se sle miell pa thithur. Na myten karak**vat e shqupit

    Përgjigju
  • ymeri: 21/02/2021 22:24

    C'FARE legalizimi doni ju mor muter ,,mor maloke te qelbur,,,keni ndertuar ne laprake pa leje e urbanistike,,para pallateve ,,e nuk kane ku te luajne kalamajte e pallateve se keni ardhur ju e keni ndertuar shtepi me blloqe,,,korona ju shofte mor pisa....

    Përgjigju
  • Majmunit: 21/02/2021 17:28

    Ore,po ju keni ra prej Katundi me magjar e lopë në Tironë,duke e bo Tiranën,fshatin më t'madh në Europë..dhe e keni rrethu ,shty e shty,e keni bo Getto

    Përgjigju
  • Lavdosh: 21/02/2021 17:09

    Ore jane ne vete keta? Asnje legalizim, asnje shtepi e ndertuar nga termeti, asnje familje nuk ka marre ndihme ne covid, ne termet? Shume nihiliste dhe vetem nxirje? A ka kush u beson? Po ata mijra familje qe kane perfituar nga te gjitha keto, cfare duhet te mendojne per keta kritizere proffesioniste? Cheers Lavdosh

    Përgjigju
  • Arkitekti: 21/02/2021 17:03

    Legalizime,aty ku cënohet interesi publik,nuk ka!!!madje ,duhen prish krejt Shtesat e muret abuzive,aty ku pengojnë kalimin e makinave apo kambesorët!!..Trotuari duhet të jetë të paktën 2 deri në 3 m..Duhet plan urbanistik!

    Përgjigju
  • Haha: 21/02/2021 16:47

    Vokshi mos harro do te fitoj dhe ky temi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)

Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)