Asnjë mbeturinë në mjedis!
Qindra ide në sfilatën e riciklimit

Asnjë mbeturinë në mjedis!<br />Qindra ide në sfilatën e riciklimit
Është organizuar në Muzeun Historik Kombëtar një sfilatë me mjete të riciklueshme me idetë më të bukura në mbrojtje të mjedisit.

Nga pjesëmarrësit në këtë sfilatë, që kanë qenë nxënës të disa shkollave vendase e të huaja, janë paraqitur punime me mbetje të ndryshme të riciklueshme.

sfilata eco

Sipas organizatorëve ky aktivitet është i hapur për të gjithë qytetarët e moshave të ndryshme dhe ka si qëllim të motivojë kreativitetin edhe pjesëmarrjen e kujtdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, që kërkon të kalojë një mesazh për mbrojtjen apo problematikat e mjedisit, të sensibilizojë edhe të transmetojë njohuri.

sfilata
(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)
sfilata eco

Mbetjet jane ne modë, Mbetjet jane art! Eja bashkohu edhe ti, sepse Arti është për të gjithë, Arti nuk ka nevojë për ftesë, Arti është për të gjithë ata që kanë një shpirt të lirë, Arti sjell ndryshim, Arti përcjell jetë, dashuri dhe bukuri atje ku të gjithë mendojnë se nuk ka vlera! Bashkohu me ne edhe jepi vizionit tënd një tjetër dimension. Bashkohu me ata që kanë vizion për të ardhmen!” thuhet në slloganin e kësaj sfilate.

sfilata eco

sfilata eco
(Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com  Foto të tjera.. )





  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni