Gjatë një interviste për A1 Report Gjuzi thotë se forca e tij politike ka evidentuar tjetërsim të votës jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashki të tjera por që sipas tij për këtë çështje do të hetojë prokuroria.
“Kryesia ka vendosur që Partia Konservatore bëri publik faktin që ka pasur tjetërsim vote në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe në Shkodër. Në Kolegj është vendosur në kryesinë e Partisë konservatore që procesi këtu për ne ndalon, ne kemi verifikuar përmes një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tjetërsim vote kështu që le të merret prokuroria me tjetërsimin e votës”, - u shpreh Gjuzi.
Në këto kushte pritet që KQZ javën që vjen të miratojë tabelën e rezultateve për Këshillin Bashkiak në Tiranë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë ceremonisë së certifikimit të Këshillit e më pas të marrjes së detyrës së kryetarit të ri të bashkisë Erion Veliaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)