Asnjë pozicion i përbashkët i BE për ndalimin e armëve ndaj Turqisë, Mogherini: Kompleksiteti i situatës e bën të vështirë zgjidhjen

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me sulmet Turqisë ndaj Sirisë. Zyrtarja e lartë e BE, Federica Mogherini, deklaroi në një konferencë për media, para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, se operacionet ushtarake të Turqisë po i hapin rrugë ringritjes së ISIS.

“Kishim një vendosmëri unanime, secili vend kontribuoi në mënyrë aktive dhe kishte konsensus nga 28 vendet anëtare për masa kufizuese. ISIS nuk është mundur plotësisht. Gjithmonë kemi paralajmëruar veten tone dhe koalicionin global për rrezikun nga ISIS. Ky operacion ushtarak po i hap rrugë shtetit islamik për të ringritur territore. Ka një shqetësim serioz për Evropën. Ne kemi dy konkluzione të rënda kundër Turqisë”, tha Mogherini.

Sipas Mogherinit, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE do të diskutohet situata në Siri si dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe.

“Siria dhe aktiviteti i Turqisë në Mesdhe, janë dy pikat e axhendën. Kemi një konsensus, një pozicion të përbashkët, së pari për zhvillimet ne Siri. Ka një ndërhyrje nga ana e BE për operacionet e Turqisë, ka mbështetje të fortë për procesin e ndërmjetësuar nga OKB. Kemi marrë informacion nga OKB për sfidat dhe proceset, që po zhvillohen. Ka qëndrime të qarta në mbështetjen tonë. Ka një kërcënim për BE dhe gjithë rajonin, ndaj dhe duam që kjo çështje të zgjidhet. Ka një dënim nga BE për operacionet ushtarake të Turqisë në Siri. Kemi një angazhim sa i përket krizës humanitare dhe të refugjatëve për njerëzit në nevojë. 

E pyetur për embargon e armëve ndaj Turqisë, Mogherini tha se"

“Situata nuk është e thjeshtë dhe vetë bardhezi, por e shtresëzuar. Kompleksiteti i situatës e bën të vështirë zgjidhjen. Ata që për Turqinë janë terroristë për ne nuk janë por kjo nuk do të thotë se nuk mund të biem dakort për shumë gjëra”.

Këshilli ka emëruar Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme, për "të paraqitur shpejt propozimet" për regjimin e sanksioneve kundër Turqisë. Sipas Mogerinit, embargua e armëve duhet parë në lidhje me disa dispozita ligjore të NATO-s për tregtinë e armëve brenda vendeve anëtare të aleancës si dhe çështje të tjera teknike.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio ka njoftuar se së shpejti do të kalohet në qeveri një dekret ministror për të bllokuar "eksportin e armëve në Turqi për gjithçka që ka të bëjë me të ardhmen e kontratave dhe angazhimet e ardhshme". Prandaj, Italia do të bashkohet në listën e atyre vendeve evropiane që kanë vendosur të pezullojnë shitjen e armëve në Turqi pas fillimit të operacionit ushtarak në veri të Sirisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë

'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë