TIRANE- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e Olsi Ramës me dosjen Xibraka. Për këtë dosje pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk kanë asnjë lidhje
"Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë. Shpifësi është edhe më i keq edhe më i dënueshëm se vrasësi. Sepse vrasësi shpeshherë është dikush që humbet mendjen dhe i erren sytë në një moment fatal gjaknxehtësie, ndërsa shpifësi është gjithnjë një kriminel, i cili mendon me gjakftohtësi si ta vrasë tjetrin për së gjalli në sy të gjithë dynjasë.' tha Rama.
Rama tha se 11 gjyqe i ka fituar vetëm unë deri tani me katranin e madh dhe katranët e vegjël të “babit”.
"7 të tjera janë në radhë, përfshirë edhe gjyqi më i freskët me Gazmend Bardhin për këtë poshtërsinë e radhës, ku ky klloun i dalluar i cirkut politik të sharjeshpifjeve, do të duhet të provojë para gjykatësve se si ja kam fshehur unë drejtësisë tim vëlla dhe si kam promovuar pastaj në karrierë dy prokurorët që kanë bashkëpunuar me mua në këtë krim. Por tani që u krye hetimi i plotë dhe doli cullak krijimi i rrethanave të kallzimit të rremë, avokatët do të punojnë edhe në rrafshin e kësaj vepre penale për një proces gjyqësor siç e meriton autori i Babales së Dytë" tha Rama.
Përmes një videomesazhi të gjatë, Kryeministri Rama foli sot për herë të parë për akuzat publike që rëndonin ndaj vëllait të tij si I përfshirë në një aktivitet kriminal për të cilat tashmë SPAK foli dhe pezulloi hetimet duke mos gjetur asnjë provë që përfshin Olsi Ramën në dosjen Xibraka.
Duke renditur akuzat më të rënda në 25 vite në politikë, Rama denoncoi mënyrën e të bërit politike nga Partia Demokratike, që e cilësoi peng historik të Berishës.
“Më kanë bërë përdhosesh të familjes time, duke më akuzuar se në gjyqin e divorcit, unë kam akuzuar gruan time se djalin tim e kishte me babain tim. Gati çerek shekulli akuza pa asnjë çerek prove, ku më kanë bërë si veten; politikan që marr pjesën nga firmat që hedh, duke futur duart në buxhetin e shtetit…Më kanë bërë përdorues droge…
Ndërsa vetë u kujdes të tregonte diferencën me kundërshtarët
Më keni dëgjuar të merrem ndonjëherë me fëmijët, me gruan a me ndonjë të afërm tjetër të atij katranit me bojë, të cilin ky Gazmendi që u bë sebep për këtë rrëfim të gjatë sot, e ka akuzuar publikisht, duke e quajtur për arsye botërisht të kuptueshme “babi i Zenit”(?) - ishte ajo koha kur katrani i madh kishte humbur Lulin dhe vulën, ndërsa katrani me lule kishte gjetur Gazin dhe bravën.
Ata që i cilësoi si autorët e të keqes më të madhe të vendit dhe të poshtërsive më të neveritshme, llogarinë tha se e kanë me qytetarët, të cilët u bëri thirrjen e fundit.
TikTokut do t’ia mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju, duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm. Këta shpifarakë e lafarakë nuk janë alternativa politike të shekullit XXI.
Dosja Babale 1
Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burgim për deputetin demokrat Ervin Salianji, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.
Hetimet e prokurorisë në atë kohë, zbuluan se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person. Sipas prokurorisë zoti Salianji ishte përfshirë në “krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht zotin Fatmir Xhafaj, në atë kohë në detyrën e ministrit të Brendshëm”
Në mesazhin e tij publik Kryeministri Edi Rama kujton dhe akuzat e Sali Berishës se ai ka qenë dhunues grash, madje dhunues të nënës së tij, Aneta. Rama thotë se Berisha çoi avokatët që të bënin paqe se 'kështu e ka politika"
Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time.
E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentit, deri nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cënonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra.
Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh.
Po e dini çfarë ndodhi?
Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskesh madje shumë respekt për të si mjeke”.
Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku.
“I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike!”
Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.
Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike.
Kryeministri Edi Rama në mesazhin e tij politik u bëri thirrje qytetarëve t’i mbyllin dyert kësaj opozite e cila kërkon të vijë në pushtet përmes shpifjes.
“TikTok do ia mbyll derën qeveria. Por këtij llumi duhet tia mbyllni dyert ju. Këta shpifarakë nuk janë alternativa politike e shekullit 21. Mos i falni autorët e poshtërsirave. Mos merrni llumin si fatkeqësi që nuk e shmangni dot. Modele të shpifura të bashkëjetesës shoqërore. As mnos i toleroni.
Kryeministri Edi Rama doli në një mesazh për publikun ku renditi akuzat e opozitës të drejtuar nga Sali Berisha për çerek shekulli ndaj tij dhe familjes së tij. Rama tha se bashkëpunëtorët e tij i ka zgjedhur vetë atë askush nuk e ka zgjedhur dhe nuk e zgjedh dot si bashkëpunëtor.
Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual. Po jo, Zoti më ka përcaktuar si heteroseksual dhe nuk kam pasur kurrë kuriozitet ta pyes si e bën Ai përzgjedhjen për prirjen seksuale të njerëzve!
...Më kanë bërë përdorues droge.
..Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam kryer kurrë një krim dhe nuk i kam duart të ndotura, as me gjak, as me drogë, as me para të pista, e as me rrahje e kërcënime kundërshtarësh në politikë a në media.
...Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.
Thotë se falë vendosmërisë së Partisë Socialiste SPAK është sot ky institucion që po godet korrupsionin
Përrallën me amerikanë dhe europianë, që e sollën drejtësinë e re megjithë SPAK-un, me aeroplan ose vapor nga matanë oqeanit apo detit Adriatik, mund ta tregojë kush të dojë, kujt të dojë, sa herë të dojë. Po mua jo. Jo mua, sepse unë jam dëshmitari numër 1.
Hedh poshtë teorinë se zgjedhjet janë fituar me para e jo me votë.
"Më kanë bërë vjedhës e blerës votash dhe gati 800 mijë vota shqiptarësh që votojnë për mua dhe Partinë Socialiste, i kanë bërë vota të krimit. Jo, krimi nuk vendos asgjë më në këtë Shqipëri që qeveriset nga Partia Socialiste. Në këtë Shqipëri vetëm populli e askush tjetër vendos, qoftë kush e udhëheq karvanin dhe qoftë kush i leh karvanit.
As nuk e diskutoj që janë blerë vota, këtu e atje, në zgjedhjet e këtyre tre dekadave e kusur në Shqipëri. Por as nuk e diskutoj po ashtu, more hiç fare, që në asnjë palë zgjedhje, politike, lokale, të pjesshme apo të përgjithshme në Shqipëri, minimalisht qysh prej atyre të vitit 2013, leku ose elementët kriminalë, nuk kanë vendosur asgje, për kush ikën e kush vjen në qeveri apo në bashki.
Kjo është shumë e thjeshtë, sepse s’ka as logjikë të padeformuar nga urrejtja politike dhe as aritmetikë të pa përmbysur nga mendjelehtësia mediatike, që i mban dot në këmbë teoritë idiotike të komploteve të mëdha elektorale me para e me kriminelë"
Lajmi ne perditesim...