VIDEO/ 'Më bënë dhunues të nënës sime apo skizofren me kartelë”, Rama: Katrani i madh çoi avokatët të bënin paqe ‘se kështu e ka politika’

Në mesazhin e tij publik Kryeministri Edi Rama kujton dhe akuzat e Sali Berishës se ai ka qenë dhunues grash, madje dhunues të nënës së tij, Aneta. Rama thotë se Berisha çoi avokatët që të bënin paqe se 'kështu e ka politika"

Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjesë pastë nënës time.

E shkreta nëna ime, Aneta, u sulmua nga foltorja e parlamentitderi nga foltorja e parlamentit, ku katrani me bojë e akuzoi se po cënonte interesin publik, duke mos më denoncuar, ajo mua, si dhunues të sajin dhe duke i lënë kësisoj shqiptarët, të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra. 

Nëna ime e ndjerë, u ndje aq e lënduar sa e çoi edhe në gjyq, katranin e madh. 

Po e dini çfarë ndodhi? 

Ai çoi avokatët për të bërë paqe, se “kështu e ka politika dhe se ai paskesh madje shumë respekt për të si mjeke”. 

Dhe kur gruaja krenare, e dhunuar në dinjitetin e saj, nuk pranoi të tërhiqte padinë, doli edhe një gjykatëse katran, e cila me një vendim poshtërues, i vuri kapakun atij maskarallëku. 

“I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike!” 

Më kanë bërë skizofren me kartelë mjekësore. E kanë fabrikuar dhe publikuar edhe kartelën, si trakt të luftës pa din e as iman kundër meje, që vazhdon prej kaq e kaq vitesh.

Jo Jo, nuk kam pasur lavdi Zotit, asnjëherë probleme të shëndetit mendor. Por sigurisht që nuk ka pasur se si të mos akuzohesha edhe për këtë, nga një katran i madh, me diplomë mjeku, që u hyn në hak deri dhe të sëmurëve më fatkeqë e familjarëve të tyre, duke i përdorur si kategori negative, për llogari të luftës së tij përçudnuese politike. 


Lajmi kryesor:

Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”


S.G/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit

VIDEO/ Vlorë, policia mësyn pallatet në ndërtim tek '28 Nëntori', në kërkim të hajdutit