Nëse kudo në botë gjatë ditëve të fundit të vitit aktiviteteve kulturore u kushtohet një vëmendje e madhe, ndryshe ndodh për këtë vit në vendin tonë. Disa nga institucionet më të rëndësishme kanë kyçur dyert, që prej datës 23 dhjetor, disa të tjera do të vijojnë punën deri në datë 30 dhjetor. Ndërsa, në datë 31 dhe 1 dhjetor gjithkund do të pllakosë heshtja.
Trupa e Teatrit Kombëtar që tanimë vijon aktivitet tek ArTurbina ka marrë lejen. Në skenë nuk do të ketë asnjë shfaqje, deri në javët e para të janarit. Edhe në Teatrin e Metropolit artistët kanë marrë pushimet, ndërsa drejtoresha Jonida Beqo, ka dorëzuar platformën në Ministri të Kulturës për drejtoreshë e Teatrit Eksperimental. Kërkesë kjo e firmosur deri më tani vetëm nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Data 29 nëntor do të shënjojë ngjitjet e fundit në skenë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me dy shfaqje, “Boeng Boeing” dhe “Tri gra edhe misugu”. Për fëmijët është menduar më shumë, Teatri i Kukullave do të jetë hapur edhe në datë 30 dhjetor me shfaqjen “Grinçi”. Ndërsa, nuk do të mungojë as argëtimi për fëmijët nga akrobatët në Cirk këtë fundvit.
Artistët e Teatrit Kombëtar të Operës mbyllën siparin mbrëmjen e djeshme me Grand Gala në Pallatit të Kongreseve. Përtej protestës së emigrantëve të diasporës, ishte menduar edhe që në COD vizitorët këtë fundvit mund të shikojnë, grafikat e Marc Chagall dhe hartën e rrallë detare të 1455-ës, që studiuesi i hartografisë Artan Shkreli ka sjell nga Biblioteka Qendrore e Romës.
Edhe në galerinë FAB artdashësit mund të vizitojnë ekspozitën “Prolog, epilog” të Kristo Krisikos, ndërsa Galeria Kombëtare e Arteve edhe Muzeu Historik Kombëtar, prej datës 30 dhjetor do të mbyllen.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.8%
-
Pak
60.7%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1187
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Iluzionet bashkëshortore’, humor dhe dramë në skenën e Teatrit Kombëtar te 'ArTurbina'
26 Janar, 14:08
-
Aktivitete kulturore/ “Art with Heart” sfilata tek qendra "Agimi" e "Tejdukshmëri ekzistenciale” ekspozita e Krist Dimos! "Gruaja e burrit tim" komedia në teatrin e Vlorës
18 Janar, 10:22
-
MEKI reagon për lirimin e Bashës, komandohet përkohësisht regjisori Indrit Çobani: Do çelet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të Teatrit Kombëtar
9 Janar, 15:27
-
VKM/ Altin Basha shkarkohet nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar, dyshohet se abuzoi me fondet! Për Report Tv: S’kam asgjë për të thënë! Komandohet i riu
9 Janar, 14:01
-
Festat e fundvitit, kreu i Tur-Operatorëve në Report Tv: Tirana ishte destinacion për turistë nga Spanja, Italia e Holanda! Fluksi këtë dimër, më i lartë se vjet
6 Janar, 14:06
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
Speciale/ Komedia, zhanri më i preferuar nga publiku! Rekordet e shikueshmërisë në teatrin shqiptar i ruan ‘Pallati 176’
1 Janar, 15:55
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim
30 Dhjetor 2024, 21:04