Asnjë viktimë nga COVID, 16 raste të reja në 24 orët e fundit! Ministria apelon: Merrni vaksinën për të frenuar Deltën

Asnjë viktimë nga COVID, 16 raste të reja në 24 orët e fundit! Ministria apelon: Merrni vaksinën për të frenuar Deltën

Spitali Infektiv

Asnjë humbje jete nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID si dhe janë shëruar 13 persona në 24 orët e fundit.

"Janë kryer 2760 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 16 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 në Tiranë, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, nga 1 rast në Durrës, Korçë, Kukës, Has, Lushnje. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv", thotë ministria.

Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen.

"Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit", thotë ministria.

Aktualisht janë 283 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 11 pacientë.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,152 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (26 Korrik 2021)

Raste të reja ditore        16

Të shëruar në 24 orë     13

Të shtruar në spitale      11

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2760

Testime totale             880,100

Raste pozitive             132,891

Raste të shëruara       130,152

Raste Aktive                      283

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              100

Elbasan            34

Kukës                31

Vlorë                26

Lezhë               25

Durrës              19

Shkodër           16

Fier                   15

Berat               7

Korçë                7

Gjirokastër        3

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës