Asnjë viktimë nga COVID nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 4024 testime, kanë rezultuar 2 raste të reja infeksioni.

"Në 24 orët e fundit janë kryer 4024 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 dy qytetarë: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv", thotë ministria.

Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19.  Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.  

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. 

Situata e COVID në vend prej javësh vijon të jetë nën kontroll. Dje ministria e Shëndetësisë raportoi 7 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete.

Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus.Ndërkaq sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID që do ti japin "frymë" turizmit dhe ekonomisë. Nga sot e tutje qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes. 

Statistika (1 Korrik 2021) 
Raste të reja ditore        2
Të shëruar në 24 orë     5
Të shtruar në spitale      2
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4024

Testime totale            808,786
Raste pozitive             132,523
Raste të shëruara       130,014
Raste Aktive                  53
Humbje jete                 2,456 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë          22
Shkodër       13
Elbasan        6
Durrës           5
Lezhë           3
Berat             2
Fier              1
Vlorë             1

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:17
Koronavirusi, edhe pse ka 2 pacientë Infektivi mbetet në gatishmëri, një pavion i ish COVID 3 do të bëhet spital për sëmundjet infektive

Edhe pse në COVID 1, Spitali Infektiv në QSUT, ka vetëm 2 pacientë të shtruar me koronavirus, e gjithë struktura do të vijojë të mbetet në gatishmëri për luftën kundër virusit.

Ndërsa, për të trajtuar rastet me sëmundjet infektive është marrë vendimi që një pavion i ish-COVID 3, te ish-kirurgjitë e vjetra, do të kthehet vetëm për këto lloj sëmundjesh.

Situata e COVID në vend prej javësh vijon të jetë nën kontroll. Dje ministria e Shëndetësisë raportoi 7 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete.

Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus.

56 është numri i pacientëve aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë. Ndërkaq sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID që do ti japin "frymë" turizmit dhe ekonomisë.

Nga sot e tutje qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes. 

Prej datës 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.