Edhe pse në COVID 1, Spitali Infektiv në QSUT, ka vetëm 2 pacientë të shtruar me koronavirus, e gjithë struktura do të vijojë të mbetet në gatishmëri për luftën kundër virusit.
Ndërsa, për të trajtuar rastet me sëmundjet infektive është marrë vendimi që një pavion i ish-COVID 3, te ish-kirurgjitë e vjetra, do të kthehet vetëm për këto lloj sëmundjesh.
Situata e COVID në vend prej javësh vijon të jetë nën kontroll. Dje ministria e Shëndetësisë raportoi 7 raste të reja me COVID dhe asnjë humbje jete.
Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë katër qarqet që tashmë e kanë fituar betejën me COVID, ku aktualisht nuk kanë asnjë rast të ri me koronavirus.
56 është numri i pacientëve aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin tonë. Ndërkaq sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID që do ti japin "frymë" turizmit dhe ekonomisë.
Nga sot e tutje qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.
Prej datës 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.
Lajmi kryesor:
Asnjë viktimë nga COVID, 2 raste të reja nga 4024 testime! 2 pacientë të shtruar te Infektivi, 53 raste aktive në vend
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4026
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 7 objekte mësimore janë në proces ndërtimi ose rikonstruksioni
18 Dhjetor, 18:28
-
'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse
18 Dhjetor, 18:16
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton buxhetin! Bursa për ekselentët, paketë ushqimore në shkolla! Veliaj: Nga 1 janari pensionistët abone falas! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas
18 Dhjetor, 17:49
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen
18 Dhjetor, 16:07
-
Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’
18 Dhjetor, 15:36
-
Proteston mamaja e Martin Canit: E çova në shkollë Martinin, por si më erdhi?
18 Dhjetor, 14:27
-
FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë
18 Dhjetor, 13:47
-
Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si i bëri Policia blerjet me agjentë të infiltruar dhe roli i taksistit
18 Dhjetor, 13:09
-
Tiranë/ Shkarkonin inerte në vende të paligjshme, arrestohen 2 persona, nën hetim 2 të tjerë! U vendoset 15 milionë lekë gjobë
18 Dhjetor, 13:06
-
Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët
18 Dhjetor, 12:40