Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 30 raste të reja në 24 orë

Asnjë viktimë nga COVID në Kosovë, regjistrohen 30 raste të reja në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Asnjë viktimë nuk është shënuar nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 2.347 testimeve 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Aktualisht në të gjithë vendin numri i rasteve aktive është 1.676, ku numrin më të lartë të infektimeve e mban Prishtina, përkatësisht me 297 raste.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 155.671

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës anti-COVID. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës, prej tyre 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'

VIDEO/ Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez merr nëpër gojë Shqipërinë! Gënjen publikisht për votat e 'Topit të Artë'