Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur mbrëmjen e sotme komenteve në rubrikën ‘Sy m’Sy’ lidhur me replikat që bënë me nëpërmjet videove me Lulzim Bashën.
Një komentues shkruan: ‘Asnjëri s’ka asnjë program vetëm dalin që të tallen me shqiptarët, njëri me Unikatilin dhe tjetri që i ka ngelur busulla tek BE’. ‘Populli kërkon mbajtje premtimesh dhe punë dhe jo lojëra fjalësh’, shkruan një tjetër.
Ndërkohë, në përgjigje, Rama shkruan se të vetmit që tallen me këtë popull jana ata që ai i cilëson si këneta.
‘Pas një dite me pune dhe me takime në Vlorë më thotë stafi se prap janë futur ushtarët e kënetës në këtë faqe duke sharë dhe duke u ankuar se unë po tallem me popullin në ato këmbimet që bëjë me Lulin. Po s’janë vetëm ata ka edhe ndonjë që realisht shqetësohet nga dy minuta shaka në ditë, ndërkohë që si thoshte një burrë i madh shteti shakaja është diçka shumë serioze. Por tallja e vërtetë me popullin janë kuak-kuak-kuak. Të duket ngelje busulle anëtarësimi në BE i dashur Besi. Po këtu më bëhet tejet e vështirë për ta shpjeguar pse hyrja në BE, tani që na është dhënë kjo mundësi është gjëja më plotë se çdo gjë tjetër në atë që mund të bëjmë për historinë. Ti nëse s’më dëgjon kur flas 2 orë që flas për BE dhe të ngel mendja në dy minuta shaka që bëjë me Lulin është problemi jote.
Për mbajtjen e premtimeve unë flas përditë dhe së fundmi edhe përnatë sepse kshu e ka kjo periudhë para zgdhjeve dhe këto me lulin merri me humor jo me inat. Sjeni të detyruar të shihni episodet e zgjimit të lulit. Këtu edhe punë, dhe projekte përditë. Me lulin janë në shi dhe me bufin janë në breshër me votën tek numri 5 janë në BE', tha ai.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.1%
-
Pak
19.4%
-
Nuk kam mendim
6.5%
Vota total: 371
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma
26 Mars, 17:54
-
LIVE- Rama takim me të rinjtë në Shkodër: Mundësia për t’u bërë pjesë e BE është reale! Më 11 Maj t’i japim një mesazh Brukselit
26 Mars, 17:12
-
Babai i Elseid Hysajt i kërkon Ramës mol në liqenin e Shkodrës: Më thanë je budalla që erdhe investove...
26 Mars, 17:10
-
Rama inspekton punimet në shkollën ‘Ndre Mjeda’, do të mësojnë 800 nxënës! Kryeministri: Shkodrën e kishin lënë në harresë
26 Mars, 17:09
-
Rama ironizon PD nga Shkodra: Shih çfarë liste për deputetë kanë bërë, si luftë kundër komunizmit
26 Mars, 16:59
-
PD i kërkon Celibashit dhe Policisë që të heqë logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të Bashës: Përdorimi i tyre po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
‘Nëse s’e bën ti, s’e bëjnë të tjerët’, Rama batuta me sipërmarrësin: Edhe kur të bën kompliment, të vë përpara
26 Mars, 16:44
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri, vitin që vjen sjellim një zgjidhje dixhitale
26 Mars, 16:27
-
‘Thethi është shkollë’, Rama: Vizitorët në Shkodër janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit, nevojë për më shumë njësi akomodimi
26 Mars, 16:08
-
Rama takim me sipërmarrësit nga Shkodra: Kemi bërë gati 200 mln euro investime në energji dhe ujë! Shumë rrugë që nuk u bënë në vite janë drejt përfundimit
26 Mars, 15:45
-
Rama inspekton projektin në hyrjen e lumit Buna, e krahason me shëtitoren në Vlorë: Do të jetë një fuqi tërheqëse
26 Mars, 14:30