TIRANE - Kreu i partisë "Bindja Demokratike", Astrit Patozi, e ka kritikuar aksionin e IKMT-së për shembjen e resortit të Mihal Kokëdhimës, në Porto Palermo të Himarës, i cili ishte ndërtuar në plazh prej vitesh, por që u shemb vetëm pas skandalit me sulmin që 51-vjeçari i bëri një familje turistësh spanjollë.

Teksa thotë se u desh të ndodhte që Kokëdhima t'i hidhej mbi makinë turistëve për tu zbuluar resorti i tij pa leje, Patozi komenton edhe veprimin e pronarit, të cilat i quan imazhie që as një aktor filmash aksion nuk mund t'i imitojë dot.

"Fara e 'Rilindjes' me ndëshkimin publik të Kokëdhimës së Qeparoit. Të vjetrit thonin që qeveria e kap lepurin me qerre. Edi Rama ka shumë vite që pretendon se "Rilindja" e tij ka bèrë.shtet.
Tani pyetja èshtë, a duhet patjetër që të kacavirresh tek xhami i një makine në ecje, pasi të kesh bèrë një sherr horror me ca turistë të huaj, që të zbulohet se ke prej vitesh njè restorant pa leje?
Jo shtëpi, ku ke futur kokën, por lokal 2 mijë metra katror në zonën më tërheqèse të Rivierés së Jugut. Ndaj edhe skenat e prishjes publike të ndërtesès së Kokèdhimës, pa zbardhur ende dita, janë po aq të pështira sa edhe ulërimat e tij pas xhamit të thyer, imazhe të cilat nuk ka aktor filmash "action" në botë qè t'i marrë pèrsipër per t'i imituar", shkruan Patozi në një postim në rrjetet sociale.