Report Tv ka siguruar pamje pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, ku mbetën të lënduar 4 persona.
Shpërthimi i mjetit lundrues ka ndodhur teksa ishte në det. Nga pamjet duket se të lënduarit janë hedhur në ujë pas incidentit dhe kanë notuar drejt një skafi që ndodhej aty pranë, për t’i ardhur në ndihmë.
Po ashtu, nga pamjet duket se janë edhe dy gomone që u kanë shkuar në ndihmë personave të lënduar.
Lajmi kryesor:
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA






