Asnjë humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit. Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga 1469 testime të kryera, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID. Në gjithë vendin janë 866 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq janë shëruar 177 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,270 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Rastet pozitive në këto bashki:
24 në Tiranë, 7 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Berat, Durrës, nga 4 qytetarë në Vlorë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Elbasan, Patos, nga 1 qytetarë Fushë Arrëz, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Krujë, Kamëz, Fier, Lushnje, Selenicë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Devoll, Poliçan.
Statistika (12 Mars 2022)
Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 177
Të shtruar në spitale 42
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1469
Testime totale 1,759,696
Raste pozitive 272,621
Raste të shëruara 268,270
Raste Aktive 866
Humbje jete 3,485
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 288
Fier 173
Shkodër 82
Kukës 81
Vlorë 75
Lezhë 49
Elbasan 29
Korçë 24
Durrës 22
Berat 21
Gjirokastër 19
Dibër 3