Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën

Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën

Albin Kurti

Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.

Asossacioni në vetvete është një degradim i shtetit të Kosovës. Prania kapilare e pakicës serbe në teritorin e Kosovës e bën këtë shtet të pazotin nga pikpamja e unitetit territorial. Asosacioni i jep kompetenca të gjera komunave. Si çddo minoritet mund të përdoret nga shteti amë për të shpërthyer një fuçi baruti, dhe kjo është më e dukshme në Ballkan.

E vërteta është që pozicioni i pakicës serbe në Kosovë varet shumë nga pozicioni ndërkombëtar i Serbisë. Një Serbi në pozita të dobët ndërkombëtare, nuk ia lejon provokimet në shtetet fqinje. Por mund ta shtyjë edhe në veprime të dëshpëruara. Asgjë nuk mund të parashikohet, për më tepër në një Serbi ku ndikimi rus është i fortë dhe jo çdo gjë varet nga ekipi komandues i Serbisë.

Momentalisht SHBA-ja po bën presion që Asosacioni të miratohet. Kjo vjen për disa arsye. Së pari dëshirojnë që t’i japin një bonus Serbisë dhe veçanërisht Vuçiçit si opsioni më i mirë në politikën serbe. Së dyti nuk duan t’i japin një armë propagandës ruse në lidhje me politikat që perëndimi zbaton me pakicat, veçanërisht kur Rusia e justifikon luftën në Ukrainë me moszbatimin e procesit të Minskut dhe persekutimin e minorancës ruse në Ukrainë nga ana e Kievit.

Dhe së fundmi ndër shumë arsye, është dështimi i politikës kosovare për të bërë një paraqitje dinjitoze të një vendi që e meritonte lirinë. Luftërat e brendshme politike nuk kanë njohur limit në Prishtinë, edhe kur kjo luftë kërcënonte interesat strategjike të vendit.

A ka rrugëdalje Prishtina nga zbatimi i Asosacionit? Vështirë, duke pasur parasysh situatën politike ndërkombëtare dhe pozicionin ku gjendet vendi. Të thuash që Mitrovicës së Veriut do t’i jepet autonomi dhe kur shikon se ku gjendet Mitrovica, kupton që kjo do të thotë që gjysma e vendit të dalë jashtë kontrollit. E vetmja rrugëdalje është që Zajednica të rinegociohet dhe të reduktohen këto kompetenca vetëm në rrafshin kulturor. Në të kundërt, parashikimi nuk është hiç i mirë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bufi: 05/02/2023 04:52

    Dmth qe nese "dhiplomacia" amerikane deshtoi ne marreveshjen Thaci-Vucic per te nxjerre Trumpin si Nobel per paqe, dhe gjithe hipokrizia qe pasoi me ortaket e korruptuar ballkanike (Ramen dhe Vucic), dhe pasi dy here e minuan Kurtin dhe prape sja dolen dot, tashme vijojne presionin nje grade me ulet me Asocacionin, a nuk te vete mendja o palo gazetar qe ne fakt agresiviteti i Washingtonit ka te beje me te drejtat si kreditor ndaj Serbise trasheguese e borxheve te ish Jugosllavise, andaj u duhet nje akses ne burimet natyrore te Mitrovices por nen Serbi meqe i marrin si debitore???? Se nen Kosove marrin lesht!!!

    Përgjigju
  • Aleks Xinxo: 03/02/2023 22:01

    Kosova mund ta pranoje asociacionin dhe keshtu te modifikoje Kushtetuten dhe te shpalle Asociacionin e Komunave Shqiptare. Njekohesisht Shqiptaret ne Presheve Medvegje dhe Bujanoc duhet te kerkojne modifikimin e Kushtetutes serbe dhe themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi. Ne Kosove dhe Mal te zi mundet te kemi te njejtat kerkesa. Pse jo edhe ne Greqi ku duhen kerkuar me ngulm te drejtat kulturore te Arvaniteve dhe ato pronesore te Çameve ne te njejtin nivel siç i garanton Shqiperia per minoritetin Grek ne Shqiperi. Sa per Mr. Bin te Kosoves ai po luan si nje aktor teper i dobet, biles qesharak, politiko diplomatik. Ne fakt Rugova kishte te drejte qe nuk e donte fjalen Kosove (vendi i korbave ne sllavisht). Republika Daradane eshte termi historik dhe arberor per ate skaj verior ose alpin te trojeve tona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë