Asosacioni i komunave serbe
Isa Mustafa: Pro Kushtetueses

Asosacioni i komunave serbe<br />Isa Mustafa: Pro Kushtetueses
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka paralajmëruar se qeveria e Kosovës do të zbatojë pikë për pikë vendimin që do të marrë Gjykata Kushtetues ee Kosovës, sa i përket vendimit për çështjen e dërguar për shqyrtim nga opozita, për krijimin ose jo të Asosacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Mustafa ka theksuar se kjo çështje nuk ka kompetenca ekzekutive.

“Marrëveshja për Asociacion është në Gjykatën Kushtetuese dhe do të japë vlerësimin e vet. Ne zotohemi që do të zbatojmë çdo mendim dhe çdo vendim që jep Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Mustafa.
 
Ai ka shtuar se çdo gabim i mundshëm në rastin e marrëveshjes me Malin e Zi do të mund të korrigjohet nga pala malazeze, që do të thotë se ka mundësi korrigjimi.

“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë që të jemi të hapur për çdo qasje profesionale për ekspertizë, qoftë të brendshme qoftë të jashtme. Nëse ekspertët ndërkombëtarë do të vlerësonin se ka ndonjë gabim në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, atëherë të dy palët, ajo malazeze dhe pala kosovare kanë vullnetin që të bëhen korrigjimet e mundshme. Ne kemi edhe vullnetin e palës malazeze që të ulemi dhe të shohim korrigjimet” ka thënë Mustafa.

Opozita e Kosovës është shprehur kundër këtyre dy vendimeve që ka marrë qeveria e Kosovës, vendime që ajo i ka çuar për rishqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo çështje u bë shkak edhe për destabilizimin e jetës politike atje, ku opozita pengoi zhvillimin e seancave në Parlament, duke hedhur gaz lotsjellës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!