TIRANE, 21 Janar / ATSH / - Vitetet e masakrave mjedisore, gjuetia e paligjshme, mos kontrolli i territorit pyjor dhe ujor, bënë që shumë kafshë dhe shpendë të shkonin drejt zhdukjes apo migruan jashtë kufijëve tanë. Moratoriumi që ndalon gjuetinë e shpendëve dhe kafshëve të egra, i fuqizuar që para 2 vjetësh, ka bërë që shumë kafshë e shpendë të rikthehen në habitatin e tyre natyral. ASPBM ka nisur numërimin e shpendëve dimërues si aktivitet i përvitshëm që shoqata ndërmerr në liqenet dhe lagunat e Shqipërisë. Ky aktivitet përkon dhe me numërimet që kryhen nga partnerët në vendet fqinje. Numërimi i shpendeve drejtohet nga eksperti i ASPBM, Taulant Bino, i cili e nisi monitorimin në liqenin e Thanës, duke ndaluar në tre pika të ndryshme vrojtimi. Në liqen u vunë re mbi 34 lloje te ndryshme shpendesh me afro 10400 individë dimërues pjesëtarë të gjinive të ndryshme. Kjo nismë do të shtrihet në gjithë teritorin e vendit. /a.ke/











