Pesë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Sipas përditësimit të orës 17:00 mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, mes tyre janë një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.

Efektivi i policisë ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe është larguar nga spitali. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me njërin prej dy të miturve, ndërsa tjetri vijon të jetë nën ekzaminim.

Ndërkohë, protestuesi dhe kalimtari paraqiten me gjendje të mirë shëndetësore.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protestuesit 'breshëri' gurësh efektivëve te Kryeministria, Policia përgjigjet me gaz! Sulm Kuvendit, thyejnë derë e dritare, zjarr hyrjes së Ministrisë së Ekonomisë