DAMASK - Siria do të respektojë marrëveshjen për shkatërrimin e armëve kimike. Deklarata është bërë nga presidenti i këtij vendi, Bashar al-Assad.

Ky i fundit ka thënë se, ishte vullneti i tij, i qeverisë së Sirisë për të eleminuar armët kimike dhe jo një zgjidhje nga ana e OKB-së.

Deklaratat e Assad janë bërë gjatë një interviste të dhënë për Rainewes24.

Presidenti sirian ka deklaruar se, në asnjë rast ushtria e tij nuk ka përdorur armë kimike. Ai tregon se, repartet e ushtrisë nuk disponojnë armë të tilla. Bashar al-Assad thotë se, janë disa njëri të specializuara të ushtrisë që kanë këto armë.

“Është e pamundur që armët kimike të jenë përdorur pa lejen time”, thotë gjatë intervistës së tij, Assad.

Sipas presidenti sirian, duke të kalojë një procedurë e komplikuar deri sa të shkohet në përdorimin e armëve kimike.

Gjithashtu Assad thotë se, Siria është e gatshme të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare, “Gjeneva 2”, por shton se nuk e di se kush mund ta drejtojë delegacionin pa ditur se për çfarë do të bisedohet aty.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)