Assadi tjetër sulm barbar me armë kimike ndaj rebelëve, 40 të vdekur në Siri

Assadi tjetër sulm barbar me armë kimike ndaj rebelëve, 40 të vdekur në Siri

Aktivistët sirianë, mjekët dhe skuadrat e shpëtimit kanë bërë të ditur se një sulm me gaz helmues ndaj një qyteze të kontrolluar nga rebelët pranë kryeqytetit ka vrarë të paktën 40 persona. Sulmi që dyshohet se ka ndodhur në qytezën Doumas, fortesës së fundit në Ghoutën Lindore, u krye të shtunë natën gjatë një sulmi të ndërmarrë nga forcat qeveritare siriane pas asgjësimit të armëpushimit.

Qeveria amerikane akuzoi Rusinë për mbështetjen e saj ndaj regjimit të Assadit, pasi Syrian Observatory for Human Rights tha se të paktën 80 njerëz u vranë në Douma të shtunën, përfshi rreth 40 që vdiqën nga mbytja.  

Helmetat e Bardha, ekipet e shpëtimit të lidhura me opozitën, e raportuan gjithashtu këtë sulm, duke bërë të ditur se familje të tëra u gjetën të mbytura në shtëpitë dhe strehimet e tyre.

KUJDES! PAMJE SHQETESUESE!

Media shtetërore siriane e mohoi që forcat qeveritare të kenë ndërmarrë ndonjë sulm me armë kimike pas raportimeve që nisën të qarkullonin dhe tha se rebelët në qytezën e Doumës në Ghoutan lindore ishin duke u shkërmoqur dhe po përhapnin lajme të rreme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)