Assange, Londra kërkon
një zgjidhje diplomatike

Assange, Londra kërkon <br />një zgjidhje diplomatike
LONDER - Pas skenës së ballkonit, vëmendja rikthehet përsëri pas kuintave. Londra i ka duart e lidhura, detyrimet e saj ligjore e detyrojnë të ekstradojë Julian Asange në Suedi, por diplomacitë kërkojnë një rrugëdalje për të zgjidhur nyjen ku i bllokoi 62 ditë më parë kreu i Wikileaks kur kërkoi azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Australiani “duhet të ekstradohet në Suedi dhe Britania e Madhe është e detyruar ta bëjë”, theksoi sot Downing Street, duke saktësuar se gjithsesi po tentohet “të gjehet një zgjidhje diplomatike” duke biseduar me Ekuadorin dhe “të tjerë” subjekte të pa specifikuara më mirë por lehtësisht të zbuluar: përveç Stokolmës, Shtetet e Bashkuara që mund të proçesojnë Assange pasi ka zbuluar sekretet shtetërore, një krim shumë më i rëndë se akuzat për përdhunim ngritur në Suedi ku dy gra pretendojnë se nuk ka përdorur me to prezervativin. Assange ka hedhur poshtë akuzat e suedezve dhe siç përsëriti edhe dje nga ballkoni i Ambasadës ekuadoriane, pretendon se SHBA duan ta dënojnë me vdekje. Ai i kërkoi Uashingtonit që të ndalë luftën kundër Wikileaks.

Një ftesë për dialog ka ardhur edhe nga ministrat e Jashtëm të vendeve të Amerikës Jugore, të mbledhur në Ekuador. Mbështetje dhe “solidaritet” ndaj Kuitos, dënim nga “kërcënimit” britanik për të dhunuar imunitetin e Ambasadës që strehon Assange, por në komunikatën finale të mbledhjes, krerët e 12 diplomacive latino-amerikane nuk e mbështetën hapur vendimin e Ekuadorit për t’i dhënë azil politik kreut të Wikileaks.

Dje, zëdhënësi i Wikileaks tha se zgjidhja mund të ishte një impenjim i shkruar i SHBA, Suedisë dhe Britanisë së Madhe që, pasi të transferohet në Suedi, australiani nuk do të ekstradohej në SHBA ku ka frikë se të pësojë të njëjtin fat si Bradley Manning, ushtari amerikan që shkarkoi dokumentat top secret të Departamentit të Shtetit dhe Pentagonit për t’ia kaluar më pas Wikileaks. “Një hero”, sipas Assange, që në shtator, pas mbi 800 ditësh burg, pritet të dalë përpara një trupe gjykuese në akuzën e spiunazhit.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve