Assange: Unë jam gazetar, Pentagoni
më urdhëroi të shkatërroja dokumentet
Pentagoni ka urdhëruar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, të shkatërrojë të gjithë dokumentet, kabllogramet që disponon- të publikuara ose ende- dhe të ndalojë së përdoruri burimet e qeverisë për të nxjerrë materiale të reja. Deklarata është bërë nga vetë Julian Asange i cili dje në mbrëmje ishte i pranishëm në një samit mediatik, përmes skype, që u mbajt në Hong Kong,
HONG KONG- Pentagoni ka urdhëruar themeluesin e Wikileaks, Julian Assange, të shkatërrojë të gjithë dokumentet, kabllogramet që disponon- të publikuara ose ende- dhe të ndalojë së përdoruri burimet e qeverisë për të nxjerrë materiale të reja. Deklarata është bërë nga vetë Julian Asange, i cili dje në mbrëmje ishte i pranishëm në një samit mediatik, përmes skype.
“Kur ne publikuam dokumentet tona Pentagoni tha se ne duhej të shkatërronim gjithçka që kishim publikuar ose do të publikonim” ka thënë Assange. “ Dhe nëse nuk donim do të detyroheshim ta bënim”.
Assange bëri këto deklarata nëpërmjet Skype, në samitin NEWS 2011 që u mbajt mbrëmë në Hong Kong të Kinës.
Drejtues dhe pronarë të mediave të mbi 80 vendeve ishin mbledhur aty për të diskutuar mbi principet editoriale, mjetet, si dhe modelet e biznesit në fushën e medias.
Reporterët tregojnë se Asange ishte nën presionin e policëve të cilët e urdhëronin të mos fliste, ndërkohë që të gjithë gazetarët të pranishëm në samit duartrokitnin Assange.
I pyetur nga moderator nëse e konsideronte veten një gazetar ai tha “Sigurisht, unë jam një gazetar i inatosur." ( termi i përdorur nga Assange është Goddamned journalist).
Assange cilsoi internetin si makina më e madhe e survejimit që është ndërtuar ndonjëherë dhe “ku cdo informacion i ruajtur në Gmail dhe yahoo është i shikueshëm pë cdo agjenci qeveritare”
Assange po përballet me cështjet e ekstradimit nga Britania e Madhe drejt Suedisë për akuzën e përdhunimit. Avokatët thonë se është një lëvizje që krijon mundësinë që klienti i tij të përballet me akuza në Amerikë për shkak të publikimit të dokumenteve.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5735
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si të përgatisim djathë në kushte shtëpie
19 Shkurt, 11:25
-
AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë rrahën qytetarin në Burrel! Polici në Berat i dehur në makinë bëri aksident
19 Shkurt, 11:20
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale
19 Shkurt, 11:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Si funksiononte rrjeti i drogës në Tiranë, dozat në destinacion me skuter elektrik apo taksi! Disa prej të arrestuarve taksistë, një prej 7 të kërkuarve kapet në Tepelenë
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29