Një asteroid me madhësinë e 3 autobusëve kaloi dje shumë pranë Tokës me një shpejtësi prej 53 mijë kilometra.

Asteroidi kaloi pranë Tokës në një distancë më pak se 350 mijë kilometra, distancë më e afërt se ajo mes Tokës dhe Hënës, ose e thënë ndryshe sa 9/10 e distancës mes tyre.

Shkencëtarët paralajmëruan një ditë më parë se nuk do të ketë asnjë rrezik. Ata gjithashtu thanë se nëpërmjet një teleskopi, njerëzit mund të shikonin qartë pamje spektakolare të asteroidit.

Toka shpeshherë është goditet nga asteroidë, që për fat të mirë impakti i tyre ndihet vetëm në Antarktidë duke mos shkatërruar qendra të banuara.

(v.gj/shqiptarja.com)