AstraZeneca konfirmon efikasitetin e lartë të vaksinës së saj

Kompania AstraZeneca ka përditësuar shkallën e efikasitetit të vaksinës së saj kundër COVID-19 në 76 për qind. Vendimi vjen derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë.

AstraZeneca tha më 24 mars se kishte rillogaritur të dhënat nga një studim i SHBA-së dhe arriti në përfundimin se vaksina është 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19. Përfundimi i ri erdhi pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj.

Paneli tha se kompania kishte shmangur disa raste të COVID-19 që ndodhën gjatë studimin dhe kjo mund të minojë besimin në shkencë.

AstraZeneca tha se ka në plan të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA në javët e ardhshme.

Kompania përsëriti gjithashtu se vaksina, e cila u zhvillua me Universitetin e Oksfordit, ishte 100 për qind efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes. AstraZeneca tha se vaksina ka treguar 85 për qind efikasitet tek të rriturit 65 vjeç e lart.

Vaksina AstraZeneca shihet si thelbësore në trajtimin e përhapjes së COVID-19 nëpër botë sepse është më e lirë dhe më e lehtë për t’u transportuar sesa vaksinat e tjera.

Kompania u përball me probleme në fillim të këtij muaji, kur disa vende pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës së saj, pas shqetësimeve të mpiksjes së gjakut në një numër të vogël njerëzish.

Pezullimet u hoqën pasi rregullatori i barnave të BE-së tha se vaksina ishte e sigurt./ BE-së tha se vaksina ishte e sigurt.">REL

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë