AstraZeneca, zonja që mundi Evropën

AstraZeneca, zonja që mundi Evropën

Vaksina anti-COVID, AstraZeneca

Tani duket se lufta mes Evropës dhe vaksinës anglo- suedeze mbaroi: Europa i ra në gjunjë Zonjës që e kishte përfolur dhe mallkuar qysh prej fillimit.

Çfarë bëri AstraZeneca? Pas betejës, Astra…. e çoi Evropën në origjinë, në atë që Evropa di të bëjë më mirë: Të luajë lojën e fajit, ‘e ka, kush e ka!’. Në këtë lojë të ulët ka rënë edhe politika periferike, sidomos opozita shqiptare. Tre doktorë politikanë dhe tre politikanë doktorë, e kanë shtyrë dhe pështyrë vaksinën, e kanë përfolur dhe dëbuar. Kënaqësia e madhe e politikës opozitare këtu është që të shikojë sa më shumë njerëz të vdekur nga Covid, dhe mbi këtë numër kufomash të ngrejë ‘fitoren personale politike’.

Evropa e dëboi AstraZenecën si të ishte politikane. Rrënjët e urrejtjes u gjetën te Brexit-i i Britanisë së Madhe ku edhe u prodhua vaksina. Dy ‘heronjtë’ evropianë kundër shkëputjes së Britanisë nga Unioni, francezi Macron dhe gjermania Merkel, u vunë në ballë të betejës kundër AstraZeneca: Emmanuel Macron pretendoi, në mënyrë të gabuar, në fillim të vitit se efekti i vaksinës ishte ‘pothuajse – joefektiv’ për moshën mbi 65 vjeç, dhe kështu i bëri dëm serioz besimit të publikut ndaj vaksinës së Oksfordit në të gjithë Evropën. Ndërsa vendimi për të ndaluar Astra-Zeneca-n filloi në ministrinë gjermane të shëndetësisë, duke thënë se aty u zbulua tromboza e sinusit venoz cerebral; veprim që u ndoq verbërisht nga udhëheqësit e tjerë evropianë. Pas këtyre erdhi veprimi i fundit i bashkërenduar nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe Hollandës kundër vaksinës AstraZeneca.

Që dje, pas fitores së vaksinës së Oksfordit, veprimi i udhëheqësve të Evropës po konsiderohet si një skandal, rrënjët e të cilit janë politike, jo mjekësore, dhe do të ketë pasoja të tmerrshme.

Ja çfarë pasojash ka lënë deri më sot bllokimi i AstraZeneca-s: Dëmi i njeriut, pavarësisht nga politika: Vonesa e vaksinave, vetëm me një javë në Evropë, do të thotë ndoshta disa qindra vdekje të tjera nga Covid. Ndoshta dëmi do të jetë edhe më shumë afatgjatë, nëse besimi i publikut në sigurinë e vaksinës është dëmtuar në mënyrë të pariparueshme. Në Francë, për shembull, një sondazh i kohëve të fundit tregoi se besimi ndaj vaksinës është rrëzuar dhe vetëm 20 për qind e njerëzve kanë besim në efektin e AstraZeneca. Derisa të ngrihet besimi, kushedi sa viktima të tjera do të ketë.

Dëmi mbi Italinë: Situata është veçanërisht e tmerrshme në Itali. Mario Draghi, Kryeministri i ri, tha këtë javë se vendi po përballet me një valë të re të virusit. Ai e ka futur Italinë në bllokim dhe është në garë kundër kohës që humbi me vaksinat. Shpërndarja e vaksinave filloi në mënyrë premtuese në janar, por që nga ajo kohë ajo është shoqëruar me mungesa dhe probleme. Draghi përfundoi duke iu drejtuar ushtrisë për ndihmë dhe ka zëvendësuar dy figura kryesore të ngarkuara me programin. Italia është edhe më e varur tek AstraZeneca sesa vendet e tjera evropiane. Tërheqja prej vaksinës së Oksford do të nënkuptojë një shkurtim të furnizimit total të vaksinave prej 38 për qind vetëm këtë muaj, edhe pse Draghi ka premtuar 500 mijë vaksina në ditë?.

Po pse e sulmoi Draghi vaksinën e Oksfordit? Nicola Magrini, i cili drejton AIFA- autoriteti i ilaçeve në Itali, nuk gjen ndonjë arsye shkencore. ‘Zgjedhja është një zgjedhje politike,’ tha ai për La Repubblica. ‘Arritëm në pikën e një pezullimi sepse disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, preferuan të ndërpresin vaksinimet.’ Mbase Draghi ishte animuar nga sindroma ‘më mirë Evropë’, se sa për t’i shërbyer më të mirës së projektit.

Po në Gjermani? Gjermanët tashmë janë skeptikë ndaj vaksinës MB / Suedeze. Tani atyre u është dhënë një arsye për ta refuzuar atë, dhënë nga udhëheqësit politik. AstraZeneca ishte e vetmja vaksinë e përshtatshme, për shkak të ruajtjes më të lehtë. Pa AstraZeneca, koha e vaksinimit mund të vonohet me muaj. Por deri atëherë sa të vdekur të tjerë do të ketë nga Covid? Në Gjermani, 1.6 milion njerëz janë vaksinuar me AstraZeneca – nga të cilët vetëm shtatë pësuan mpiksje gjaku; por kjo shifër nuk e bindi ministrin Jens Spahn që të mos e ndalonte vaksinën. Tani Gjermania ndodhet në panik, edhe paniuk politik. Paniku në Gjermani nuk është e vështirë të kuptohet. CDU e Angela Merkel sapo ka parë rezultate katastrofike të zgjedhjeve në Baden-Ëürttemberg dhe Rhineland-Palatinate, dy nga ish-fortesat e saj. Procesi i vaksinimit të Gjermanisë nuk ka sjellë asgjë për të forcuar pozitën e CDU-së. Mbështetja e saj kombëtare është aq e dobët sa që rivalët e saj mund të formojnë një qeveri koalicioni që ngrin CDU nga pushteti fare. Tani është mjaft e mundshme që Kancelari tjetër i Gjermanisë mund të jetë nga partia e Gjelbër.

Po në shtëpinë e vet si ndjehet AstraZeneca? Britania e Madhe deri më tani ka shpërndarë mbi 11 milionë vaksina të Oksfordit. Vetë kryeministri Johnson deklaroi dje se do të vaksinohet me AstraZeneca. Britania e Madhe, më e goditura nga Covid, tani pret të dalë brenda pak javësh nga gjendja covidiane… Në shtëpinë e Brexit, të paktën, zonja AstraZeneca, ndjehet dominuese.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë