Astrit Patozi hedh idenë e qeverisë
teknike me kryeministër socialist

Astrit Patozi hedh idenë e qeverisë<br />teknike me kryeministër socialist
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie teknike me një kryeministër socialist, e cila të cila të mos ngrihet vetëm për këto zgjedhje, por të vendoset traditë edhe për zgjedhjet e ardhshme.

“Le të jetë një qeveri teknike me një kryeministër tjetër socialist. Të jetë një Qeveri që do të përgatisë zgjedhjet. Ta vendosim në Kushtetutë, ose ta kthejmë në zakon kushtetues, që 3 muaj para zgjedhjeve, qeveria tërhiqet dhe i lë vendin qeverisë teknike që organizon zgjedhjet”, është shprehur Patozi në emisionin “Top Story”.

Gjithashtu Patozi ka përjashtuar mundësinë që Partia Demokratike të bojkotojë zgjedhjet e 18 qershorit, duke e konsideruar atë si një sajesë të kundërshtarëve.

“Për mua është jashtë çdo diskutimi. Unë e konsideroj sajesë të kundërshtarëve. Ne kemi mundësi të arrijmë edhe zgjidhjen edhe zgjedhje”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili ka qenë i pranishëm në emision, tha se Partia Demokratike dhe drejtuesit e saj kanë frikë të përballen në zgjedhje me Edi Ramën.

“Makthi i Sali Berishës dhe Lulzim Bashës nga Edi Rama ka qenë, është dhe do të mbetet. I ka mundur në zgjedhjet e vitit 2000, në 2003, në 2007, në 2013 dhe 2015. PD ka frikë të përballet me këtë Kryeministër dhe këtë mazhorancë. Kjo Qeveri ka ndërmarrë reforma në të gjitha fushat. Janë të panumërta sukseset e kësaj mazhorance dhe këtij kryeministri”, u shpreh ai duke i bërë edhe apel Partisë Demokratike për tu rikthyer në parlament.

“Ejani në Parlament dhe provojuani shqiptarëve që e doni reformën në drejtësi, jo me fjalë por me vepra”, deklaroi Shalsi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë

Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë