Atletico Madrid i ka shkaktuar një tjetër disfatë Barcelonës në këtë sezon të La Liga-s ku katalanasit e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Në Wanda Metropolitano 90 minutat u mbyllën 1-0 si pasojë e golit vendimtar të shënuar nga Yannik Carrasco. Belgu në minutat shtesë të pjesës së parë përfitoi edhe nga një dalje e gabuar e portierit Ter Stegen, për të marrë një tre pikësh që e nxjerr në vendin e dytë në klasifikim.
Ndërkohë Barcelona pas 8 ndeshjesh ka arritur të grumbullojë vetëm 11 pikë, ndërsa një paraqitje zhgënjyese ka bërë edhe Real Madrid që nuk ka shkuar më shumë se 1-1 në transfertën e Villareal. Kjo është ndeshja e dytë pa fitore e galaktikëve në La Liga pas disfatës së thellë 5-2 kundër Valencia-s dy javë më parë.
Në Seria A Juventusi i falet Cristino Ronaldo-s, që ka marrë përdore skuadrën që pas rikthimit të tij. ‘Dopieta’ e CR7 vulosi me shifrat 2-0 fitoren e kampionëve kundër Cagliari-t në ‘Allianz Stadium’.
Në Premier League supersfida e javës së 9 mes Tottemham dhe Manchester City-t është fituar 2-0 nga spursat e Mourinho-s. Golat në këtë përballje u shënuan nga Son në pjesën e parë dhe Lo Celco në të dytën. Me këtë fitore Tottenham ngjitet në krye të Premier League, ndërsa City i Guardiolës pozicionohet i 11.