'Ata e dinë që kjo është një rrugicë qorre”, Kulluri: Bardhi me shokë shkelën vendimin politik, s'do bashkëpunonin me non - grata

'Ata e dinë që kjo është një rrugicë qorre”, Kulluri: Bardhi me shokë shkelën vendimin politik, s'do bashkëpunonin me non - grata

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, 5 mars 2024

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me mbledhjen e djeshme të Rithemelimit, ku u përfshinë edhe deputetët e ‘grupit’ të Gazment Bardhit me këtë të fundit.

Ai shprehet se bashkimi i opozitës në formacion politik apo koalicion është gjëja më normale që duhet të ndodhë, por se bashkimi duhet bërë mbi baza morale politike, pasi përndryshe është pazar. 

Kulluri kujton akuzat e ndërsjellta, të Bardhit ndaj Berishës për ‘vrasjet në Gërdec’ dhe të Berishës ndaj Bardhit ‘për vrasjen në Elbasan’ të cilat ‘janë të karakterit penal’ dhe nësenë vend do të kishte system normal drejtësie, Berisha e Bardhi duhet të ishin thirrur kryesisht nga prokuroria për të vërtetuar akuzat e rënda.

"Çeshtja eshte se Bardhi me shokë e shoqe, kanë shkelur mbi një vendim politik të rëndësishëm që e kanë shkruar e votuar po vetë si Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 me arsyetimin se nuk do bashkëpunonin me nje person non-grata si Berisha" shkruan Kulluri.

Postimi i plote

Kulluri: Ata e dinë dhe vetë që kjo është “rrugicë qorre”!

Kooptimi i djeshem i Bardhit dhe Gjekmarkajt nga Sali Berisha kaloi permes nje debati 3 ore pa vote ne kryesine e Rithemelimit dhe me kundershtine publike te disa anetareve te saj dhe Keshillit Kombetar. Biles argumenti i Zedheneses se ky “eshte vendim qe e kerkon Kryetari” ka qene argumenti me absurd por efikas qe u mbylli gojen atyre qe nuk ishin dakort. Se helbete, “keto pune i di Doktori”!

Bashkimi i opozites ne nje formacion politik, koalicion apo liste te perbashket eshte gjeja me normale qe duhet te ndodhe nje vit e kusur para zgjedhjeve te 2025 pas 11 vitesh opozite te paprecedente te PD! Por bashkimi duhet te kete nje modalitet legjitim dhe duhet te kete nje baze morale politike. Perndryshe eshte pazar.

Problemi nuk eshte retorika dhe akuzat e ndersjella Berisha-Bardhi-Noka etj., pervec atyre per “vrasje” qe i kane drejtuar njeri-tjetrit. Keto jane normale ne nje situate konflikti si ajo e pas 8 shtatorit 2021 dhe 8 janarit 2022!

Çeshtja eshte se Bardhi me shoke e shoqe, kane shkelur mbi nje vendim politik te rendesishem qe e kane shkruar e votuar po vete si Rezoluta e 18 dhjetorit 2021 me arsyetimin se nuk do bashkepunonin me nje person non-grata si Berisha.

Po ashtu akuzat e Bardhit  ndaj Berishes per “vrasjet ne Gerdec” dhe te Berishes ndaj Bardhit per “vrasje ne Elbasan” jane akuza te karakterit penal.  Nese ne kete vend do kishte sistem normal drejtesie, Berisha dhe Bardhi duhet te ishin thirrur “kryesisht” nga Prokuroria per te vertetuar akuzat e renda qe kane leshuar ndaj njeri-tjetrit!

Por tejkalimi dhe shkelja  pa u dridhur qerpiku i vendimeve te marra po vete nga Mbaz Gardhi me shoke apo akuzave per “vrases” eshte bere vetem me nje arsyetim: Berisha ka me vete shumicen e demokrateve! Pra ka me shume vota dhe vende per te marre nje mandat deputeti ne 2025! Kaq eshte gjithe historia! Nje mundesi per nje vend pune ne politike!

Dhe e gjithe kjo perdorje qe i behet “shumices se demokrateve” fshihet pas perrallave me “fitore” dhe “revolucion”! Ne keto 7 vite kjo eshte hera e 6-te qe premtohet “fitore” si ajo e 2017,2019, 2021, 6 marsit dhe 14 majit. Dhe Gazi me shoke kane qene aty pa arritur asnje fitore por vetem humbje pas humbjeje! Biles Bardhi ka qene Sekretar  i Pergjithshem i PD ne kete kalvar humbjesh. Aq me keq i PD zyrtare qe Berisha me shoke e cilesojne si “pakice”! Dhe po te mbledhesh bashke votat e 2 PD-ve, humbja ne 2025 eshte e sigurt. Bashkimi i Rithemelit me Gazin e Gonin etj., garanton nje humbje akoma me te thelle!

Dalja ne zgjedhjet e 2025 e opozites ne kushtet qe jemi nuk con drejt fitores as me matematike e as me moral politik.

Elektorati i djathte sot e prej kohesh ndahet ne 3 kategori: Rithemelimi, PD zyrtare dhe votuesit indiferente ndaj te dyja paleve. Pa keta te 3-et fitorja eshte iluzion qe shitet nga Berisha si realitet permes perrallave me mbret nga ballkoni. Por shumica e atyre qe ulen koken dje ne Kryesi e Keshill Kombetar e votuan si dele sic tha Endira Bushati, pas urdhrit te Doktorit per tu perqafuar me Gazin, kete e dijne mire. E dijne dhe Gazi me shoke e shoqe qe fitorja nuk vjen prej bashkimeve mekanike pa asnje bosht moral e politik.

Berishes i duhet “te leshoje ca gazra” ndaj nderkombetareve per te treguar medemek force numrash. Ndersa gazrave u duhet nje Doktor per te qene ne parlamentin e ardhshem. E nderkohe mbeshtetesve qe i kane mbetur Rithemelimit u shiten p…. me rigon per 2025!

Megjithate urime dhe suksese ne jete! Dhe mos harroni qe te vazhdoni te talleni me ata qe ju besojne! Teater pa skektatore nuk ka! Buke dhe cirk thoshin romaket! Gazra dhe Gonra po thote Doktori! E njejta gje eshte!

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër